Koronavirusi i bënë bashkë në Drenas kryetarët e komunave

10 prill 2020 | 09:43

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës sot do të mbajë një takim në Shtëpinë e Kulturës në Drenas. Takimi do të mbahet me qëllim të diskutimit pas situatës së përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Po në këtë takim do të diskutohet edhe për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror.

Ministria e Shëndetësisë, si ministria përgjegjëse për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19, ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.

Në njoftim thuhet se, sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me komunat, për ta frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, do të ketë orar të ri të lëvizjes brenda këtyre komunave.

Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna e Zveçanit 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi).

Kurse, nëpër komunat e tjera, nga data 13 prill, kur do të hyjë në fuqi vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese, masat për kufizim të lëvizjes nuk do të vlejnë.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse shëndetësore po bëjnë vazhdimisht thirrje që të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive, duke theksuar se prilli është muaji më kritik për ne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të hapjes në Kina koroanavirusi ka…