Edhe pse na dhanë ndihma solide, ende s’kemi një rast me COVID

10 prill 2020 | 09:47

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se stafi shëndetësor për momentin është i pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme, por ato nuk ka të mjaftueshme. Sipas tij, kanë qenë disa ndihma solide nga Ministria e Shëndetësisë dhe disa që kanë gjetur ata nëpër barnatore. Duke folur për masat e marra në këtë komunë, Jashari ka thënë se, përveç masave të parapara nga qeveria, kanë dezinfektuar edhe hapësirat publike. “Jemi komuna e parë që kemi ndaluar dy javë para vendimit të qeverisë trafikun urban dhe tregun e gjelbër. Kështu që kemi qenë të kujdesshëm gjithmonë duke iu falënderuar qytetarëve”, ka thënë Jashari. Ai ka falënderuar qytetarët që kanë qenë të kujdesshëm që kjo komunë deri tash nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës sot do të…