Nju Jorku kryeson listën e të infektuarve me Covid-19

10 prill 2020 | 09:50

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se shteti i Nju Jorkut kryeson tashmë listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi. Shteti amerikan raporton më shumë raste të koronavirusit se çdo vend tjetër jashtë SHBA.

Rastet e konfirmuara me Covid-19 u rritën me 10,000 ditën e enjte duke e çuar numrin e përgjithshëm në 159.937, shifra këto që e vendosin Nju Jorkun përpara Spanjës me 153,000 raste dhe Italisë me 143,000.

Kina, ku virusi u shfaq për herë të parë vitin e kaluar, ka raportuar 82,000 raste ndërsa SHBA, në tërësi, regjistron 462,000 persona të infektuar me koronavirus dhe rreth 16.500 vdekje.

Në nivel global pandemia e Covid-19 ka prekur 1.6 milionë persona dhe iu ka marrë jetën 95,000 prej tyre.

Edhe pse shteti i Nju Jorkut udhëheq tashmë listën botërore për numrin e të infektuarve, ai le mbetet prapa Spanjë për numrin e viktimave e cila ka raportuar rreth 15.500 dhe Italinë me 18,000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se…