Studimi i ri: Masat shtrënguese mos hiqen deri në gjetjen e vaksinës për Covid-19

10 prill 2020 | 09:58

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “The Lancet”, masat shtrënguese kundër koronavirusit. në të gjithë globin. nuk duhet të ngrihen plotësisht derisa në zbulimin e një vaksinë për sëmundjen.

Kufizimet drakoniane të Kinës në jetën e përditshme duket se kanë ndalur valën e parë të Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit, por studiuesit përdorën modelimin matematikor për të treguar se heqja e parakohshme e masave mund të rikthejë një valë të dytë të infeksionit.

Autoritetet i dhanë fundit mbylljes 76 ditore në Wuhan në provincën Hubei, pasi qyteti i cili u konsiderua epiqendra e përhapjes së pandemisë, doli nga kriza dhe tashmë virusi vdekjeprurës është shpërndarë në të gjithë globin.

“Ndërsa këto masa kontrolli duket se kanë zvogëluar numrin e infeksioneve në nivele shumë të ulëta, pa imunitet kundër Covid-19, rastet mund të rikthehen lehtësisht pasi bizneset, puna në fabrika dhe rifillimi i shkollavec rrisin përzierjen sociale, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun në rritje të rasteve të importuara nga jashtë, pasi Covid-19 vazhdon të përhapet globalisht”, thotë Profesori Joseph T Wu nga Universiteti i Hong Kongut, i cili bashkëdrejtoi studimin.

Ai paralajmëroi se shpejtësia e infeksionit do të rritet nëse qeveritë nuk sigurojnë që kufizimet të hiqen ngadalë dhe transmetimi të monitorohet nga afër.

“Megjithëse politikat e kontrollit të tilla si distanca fizike dhe ndryshimi i sjelljes ka të ngjarë të mbahen për ca kohë dhe ka të ngjarë të jetë strategjia më e mirë derisa vaksinat efektive të bëhen gjerësisht të disponueshme”, shtoi profesori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
100 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi prej kur pandemia…