Këtë verë do bëjmë plazh, por jo si vitet e tjera

10 prill 2020 | 10:20

Si do të jetë vera e këtij viti? A do të mundemi të bëjmë pushime? Me siguri, po, nëse situata në vendin tonë vazhdon të shkojë drejt normalizimit. I ftuar tek “Open”, kryeministri Rama u shpreh se nuk dihet edhe sa kohë mund ta kemi të pranishëm virusin, por nëse shifrat janë optimiste dhe rastet vazhdojnë të reduktohen, shqiptarët do të mund ta shijojnë verën, por ndryshe nga vitet e tjera.

Plazhi i këtij viti do të bëhet me rregulla të reja, që kryefjalë kanë distancën. Kreu i vendit theksoi ndër të tjera se ky vit është gjithashtu momenti për t’i kaluar pushimet në Shqipëri. Të njëjtën gjë parashikoi edhe Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë, gjatë një interviste për ABC News.

“Shpresojmë të shkojmë në plazh, por fakt është se kjo verë në gjykimin tim personal dhe profesional do të jetë ndryshe nga verat e tjera. Deri në qershor kur të shikojmë një zbehje apo raste sporadike të Covid 19 do të kemi rezerva në qëndrimin me njëri tjetrin.”- u shpreh ajo.

E pyetur se cila do të ishte e dhëna që tregon se mund t’i rikthehemi normalitetit, Tomini u përgjigj se e gjitha varet nga kurba e infeksionit.

“Nese ne nuk do të kemi një ulje minimale të Covid-19, derisa kurba epidemike të shkojë drejt bishtit të epidemisë dhe të kemi raste të pakta më të ulta se dita e sotme sigurisht që ne nuk mund t’i kthehemi normalitetit. Dua të theksoj se normalisht, deri sa të kalojmë edhe muajin maj, ndoshta java e dytë e tretë e muajit maj nuk do të ketë. Pasi të kalojmë bishtin e epidemisë ndryshimi i sjelljes së popullatës do të ketë disa rezerva pasi raste sporadike pretendojmë të kemi dhe gjatë verës dhe shpresojmë që në vjeshtë të mos jetë më prezent.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi nuk do të transferohet as tek Interi dhe…