Babai i Johnsonit: Rasti i tim biri bëri që njerëzit të kuptojnë se virusi është i rëndë

10 prill 2020 | 10:22

Kryeministri britanik Boris Johnson mbetet në spital pasi u transferua nga kujdesi intensiv, por është në “gjendje shpirtërore jashtëzakonisht të mirë”, thotë Downing Street.

Johnson po trajtohej për koronavirus në Spitalin “St. Thomas” në Londër që nga e diela, 10 ditë pasi ai doli pozitiv me COVID 19 dhe u pranua në kujdes intensiv të hënën.

Të enjten në mbrëmje një zëdhënës tha se ai ishte “zhvendosur nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku do të ketë një monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”.

Babai i Johnsonit, Stanley, tha se familja e tij ishte mirënjohëse dhe falënderuese për punën e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, por që kryeministri tani duhet të “pushojë”. “Në të vërtetë, unë mendoj se rasti i tim biri ka shërbyer për një qëllim të mahnitshëm në kuptimin se ka bërë që i gjithë vendi ta kuptojë se kjo është një ngjarje e rëndë”, tha ai për BBC Radio 4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si do të jetë vera e këtij viti? A do…