Robbeni frikë nga koronavirusi: Gruaja ime nuk ishte mirë

10 prill 2020 | 10:38

Periudha e fundit nuk ka qenë aspak e mirë për Arjen Robben. Gruaja e ish-lojtarit të njohur të Bayern Munchen dhe Holandës, u infektua nga COVID-19 dhe paniku preku kulmin.

36-vjeçari ka treguar këtë ngjarje për Bild, duke paraqitur simptomat që pësoi Bernadien Eillert, e cila rezultoi negative në testin e fundit, duke e fituar betejën me virusin e tmerrshëm dhe gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.

“Kisha shumë frikë. Nuk ishte një eksperiencë e bukur, por gjithçka shkoi mirë për fat. Gruaja ime ndihej shumë keq, por për fat të mirë ka rezultuar negative dhe gjendet më mirë. Ndjente një shtrëngim të madh në gjoks dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ju deshën disa ditë të merrte veten”, deklaron Arjen Robben.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë foshnja të porsalindura janë infektuar me koronavirus nga stafi…