Drenasi ua dezinfekton sallën kryetarëve

10 prill 2020 | 10:49

Sot në sallën e Kulturës në Drenas, me fillim nga ora 13:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Prandaj, që në orët e hershme të mëngjesit është bërë dezinfektimi i sallës së kulturës për të mundësuar mbajtjen e këtij takimi.

Kryetarët e të gjitha komunave do të diskutojnë për situatën në komuna lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, praktikat e komunave për luftimin dhe parandalimin e virusit, bashkëpunimin me nivelin qendror si dhe nevojat e komunave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjetet sociale kanë nevojë për një buton dedikuar postimeve të…