Virusi mund të varfërojë gjysmë miliard njerëz

10 prill 2020 | 11:18

Rënia ekonomike nga koronavirusi mund të rrisë varfërinë globale deri në gjysmë miliardë, ka paralajmëruar Oxfam (Komuniteti i Oksfordit për Ndihmën ndaj Urisë).

Duke përdorur hulumtime nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU) dhe Kolegji”King”, Londër, thuhet se do të jetë hera e parë që varfëria të rritet globalisht, në 30 vjet.

“Kriza ekonomike potencialisht do të jetë edhe më e rëndë sesa kriza shëndetësore,” tha raporti. Ai vlerëson një rritje prej 400-600 milion persona në varfëri në nivel global.

Zbulimet vijnë përpara takimeve kryesore të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ministrave të financave të G20 javën e ardhshme. Raporti thotë se ndikimi i mundshëm i virusit paraqet një sfidë të vërtetë për Qëllimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund varfërisë deri në vitin 2030.

“Gjetjet tona tregojnë për rëndësinë e një zgjerimi dramatik të rrjetave të sigurisë sociale në vendet në zhvillim sa më shpejt të jetë e mundur dhe – më gjerësisht – vëmendje shumë më e madhe ndaj ndikimit të Covid-19 zhvillim e vendeve dhe asaj që bashkësia ndërkombëtare mund të bëjë për të ndihmuar,”- tha profesori Andy Sumner, i kolegjit “King”, në Londër.

Kur pandemia të përfundojë, mbi gjysma e popullsisë në botë, prej 7.8 miliardë njerëz, mund të jetojnë në varfëri. Rreth 40% e të varfërve të rinj mund të përqendrohen në Azinë Lindore dhe Paqësorin, me rreth një të tretën në Afrikën Nën-Sahariane dhe Azinë e Jugut.

Danny Sriskandarajah, shefi ekzekutiv i Oxfam, tha: “Për miliarda punëtorë në vendet e varfra, nuk ka rrjeta sigurie siç janë pagat e të sëmurëve ose ndihma e qeverisë.”

Në fillim të kësaj jave, më shumë se 100 organizata globale kërkuan të hiqet dorë nga pagesa e borxheve këtë vit, për vendet në zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Milaim Zeka i ka reaguar Gani Gecit të LDK-së…