Zeka i reagon Gecit, i thotë se LDK-ja ka rrjedhur nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë

10 prill 2020 | 11:13

Ish-deputeti Milaim Zeka i ka reaguar Gani Gecit të LDK-së i cili tha sot se Vetëvendosja dhe PDK-ja janë parti që rrjedhin nga LPK-ja.

Zeka ka shkruar në “Facebook” se LDK-ja është e regjistruar si parti në Beograd, se ka rrjedhur drejtpërdrejt nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë.

Shkrimi i tij:

Gjysem e verteta e Gani Gecit

Po e lexoje nje koment te dajes tim, Gani Gecit, i cili paska thane se “PDK-ja dhe LVV, jane pjella te LPK-se”!

Per LDK/ne, diqysh hiq nuk paska hy me sqaru se pjelle e kujna eshte.

Personalisht kurr nuk kam qene anetar i LPK-se, e as i LDK-se. Te dyjat i kam perkrah ne disa veprime te mira dhe te drejta. Kurfare marrje nuk ashte me kane pjelle e LPK-se, perkundrazi, eshte krenari, sepsr Ushtria Çlirimtare e Kosoves eshte pjelle direkte e LPK-se.

LDK eshte pjelle direkte e Lidhjes te Komunisteve te Jugosllavise. E regjistrume midis Beogradit. Prej te parit, e deri tek i mrami themelues te LDK se, kane qene komunist te shokut Tito. Nese atyre nuk ju vjen marre per kete orientim, pse me ju ardhe marre djemeve dhe vajza e te LPK-se qe kane qene te orientuat kah shoku Enver.

Ne LPK ka qene edhe kryetari i te gjitha degeve te LDK se per diaspore, Hafiz Gagica. Tani me thuani mu, a ma mire me pas kane Hafizi kryetar e LDK-se, a Isa?!!

Nuk po du me pergjithesu dhe me preke elektoratin e asnje partie politike. Neper te gjitha ka njereze te mire, patriot, te burgosur e te persekutuar. Kosova ka nevoje per lider dhe njereze politik qe luftojne me i reformu partite e veta, e jo te kojshive.

Ani kur thone se ne Kosove ka parti te djathta?!!! Aty shkrihem duke qeshur sikur mem hy ndonje mi nen bluzen e barkut…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa dhe SHBA duhet të pranojnë, që lufta në Siri…