Gjilan, vdes motoçiklisti 26-vjeçar në një aksident trafiku

10 prill 2020 | 14:51

Sot rreth orës 12:10 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një motoçiklist i moshës 26-vjeçare.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Ismet Hashani.

“Sot, më 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në rrugën ‘Halim Orana’ në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”.

“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar”.

“Edhe drejtuesi i automjetit (1995) ‘Opel Corsa’ ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës – njësitet e trafikut janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Hashani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jonida Vokshi sot feston 34 vjetorin e lindjes, dhe përkundër…