Rritet çmimi i bukës, sheqerit, ilaçeve, kafesë, mishit…

10 prill 2020 | 15:19

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin mars 2020.

Sipas këtyre statistikave indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7 për qind  në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it.

Komunikata e plotë e ASK-së:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2020, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1 për qind ) në muajin mars 2020 krahasuar me muajin shkurt 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal

(-6.4 për qind) – (rënie e çmim eve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.2 për qind ; mish (0.4 për qind); pemë (7.2 për qind ); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6 për qind); pije alkoolike (2.1 për qind ); veshje (2.4 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.4 për qind ) në IHÇK. Si dhe, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2020 me muajin mars 2019, ishte 0.7 për qind .

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7 për qind  në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.0 për qind); mish (2.9 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (2.0 për qind); vajra dhe yndyrëra (2.5 për qind); pemë (13.0 për qind ); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.4 për qind ); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (4.2 për qind); kafe, çaj dhe kakao (10.8 për qind); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.4 për qind); drunj për ngrohje, enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (2.2 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4.7 për qind); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3.6 për qind ); shërbime ambulatore (6.1 për qind); blerje e automjeteve (1.7 për qind); shërbime hoteliere (2.5 për qind); gjëra personale (4.2 për qind); sigurime (19.2 për qind); sigurim i automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-13.7 për qind); veshje (-0.9 për qind); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-7.5 për qind) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime të transportit (-2.7 për qind) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1 për qind) në IHÇK. Si dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupeve pa ndonjë ndikim në IHÇK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur do të kthehemi në fushë? Bota e futbollit ka…