Jashari kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që po ndezin zjarre

10 prill 2020 | 15:43

Gjatë tërë natës së mbrëmshme zjarrfikësit e Komunës së Skenderajt, kanë punuar në shuarjen e zjarreve në malet e fshatit Radishevë dhe Runik.

I pari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me drejtorët Gëzim Ejupi e Arton Veliu, shefin e zjarrfikësave, Liman Geci dhe asambleistin Agron Kajtazi, mbremë kanë vizituar vatrat e zjarrit , duke parë nga afër dëmet që fatkeqësisht po shkaktohen nga njerëz e pa ndërgjegjshëm.

Me këtë rast, Jashari u ka bërë apel qytetarëve që t’i bëjnë të njohur personat që po kryejnë vepra të tilla.

“I falënderova zjarrfikësit për punën e tyre të pa lodhshme në mbrojtjen e natyrës sonë dhe apeloj përsëri tek qytetarët që të na ndihmojnë në identifikimin e personave që po kryejnë vepra të tilla qyqare e për të cilat do të marrin dënimin e merituar”, ka thënë kryetari Jashari.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina britanike njoftoi se ka marë në shërbim nëndetësen masive…