Organizata “Qatar Charity” ndihmon me 100 pako higjienike familjet në nevojë në Skenderaj

10 prill 2020 | 18:20

Organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar me 100 pako higjienike familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

“Këto pako janë shpërndarë përmes Qendrës për Punë Sociale, në dy bashkësi lokale në Turiçec dhe në Likoc, nga një ekipi i zgjedhur i cili se bashku me organizatën “Qatar Charity”, i kanë dërguar në çdo shtëpi, më qëllim që të mos krijohen turma. Si kryetari i komunës në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve falënderoj këtë organizatë për këtë ndihmë të domosdoshme për këtë kohë. Ftojmë të gjitha shoqatat humanitare, kompanitë dhe personat e vullnetit të mirë që ndihmat e tyre t’i dhurojnë përmes QPS-në, në mënyrë që këto ndihma t’u ndahen atyre familje që kanë më shumë nevojë. Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka dënuar…