Kante, afër ndarjes me Chelsean

10 prill 2020 | 22:27

Skuadra e Chelsea është gati t’i japë lamtumirën mesfushorit francez, Ngolo Kante në fund të sezonit, patjetër që me idenë për të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e tij.

Reali i Madridit dhe PSG-ja janë gati të ulen të bisedojnë me londinezët për mesfushorin 29 vjeçar, me këta të fundit të gatshëm të ndahen me Kanten në rast të një oferte të pranueshme, raporton “90 Min”.

Kante iu bashkua Chelseat në merkaton e verës të vitit 2016, pas një sezoni tepër të suksesshëm me Leicester Cityt, teksa arritën të bënin mrekullinë duke fituar kampionatin anglez.

Kante ka qenë tepër i rëndësishëm për “Blutë e Londrës, por këtë sezon ka vuajtur 3 herë nga dëmtimet para se të pezullohej futbolli për shkak të koronavirusit. Kontrata e tij skadon në vitin 2023, mirëpo francezi nuk dëshiron të rinovojë, gjë e cila mund të shtyjë Chelsean ta hedhë në merkato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte u konfirmuan gjithsejt 23 raste të reja me koronavirus…