Llapi: Shuma e ndarë nga FFK-ja e pamjaftueshme për klubet e Superligës

10 prill 2020 | 23:34

Llapi ka reaguar duke thënë se janë të pakënaqur me ndihmën që do të marrin nga Federata e Futbollit të Kosovës gjatë krizës së pandemisë.

FFK-ja të premten ka bërë publike pakon emergjente për komunitetin e futbollit, por klubi llapjan është shprehur i shqetësuar me drejtuesit e FFK-së dhe shumë prej 12 500 euro që është ndarë në çdo klub.

Pakoja parasheh që nga 35 persona të klubeve të Superligës të marrin nga 350 euro.

Llapi ka reaguar përmes një komunikate, ndërsa ka thënë se 350 euro për person nuk mjaftojnë as për qira, duke kërkuar reagim edhe nga klubet tjera.

“Kërkojmë nga të gjitha klubet të jemi njëzëri e të reagojmë sepse kjo shumë e të hollave është e papranueshme për klubet e Superligës, duke e ditur se tash e tri vjet nuk na shpërndahen mjetet e solidaritetit të UEFA-s për klube të Superligës dhe të Ligës së Parë, shuma e të cilave është 2 milionë e 400 mijë euro. Ndërsa kjo shumë e ndarë është sa për sy e faqe, apo më mirë të themi për të na hedhur hi syve. Ky është turpi i radhës i atyre që menaxhojnë në FFK, që tregon më së miri se sa mendojnë ata për të mirën e futbollit”, thuhet në komunikatën e Llapit.

https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10158106792302243

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Francesco për herë të parë, në histori mbajti meshën…