Shpërthen një vullkan në Indonezi

11 prill 2020 | 11:42

Ka shpërthyer vullkani Krakota, që ndodhet në bregdetin e Indonezisë dhe ka hedhur hi deri në 15 kilometra. Gjatë orëve të mbrëmjes Qendra e Kontrollit të Vullkaneve i ka regjistruar dy shpërthime të fuqishme, derisa të tjerat që ishin të njëpasnjëshme kanë pasur kapacitet më të vogël. Banorët në Xhakarta, që ndodhet afro 150 kilometra larg, kanë thënë se dëgjuan një ushtimë të madhe, në kohën kur raportohet të ketë ndodhur shpërthimi. Në kamerat që e monitorojnë aktivitetin e këtij vullkani shihet llava derisa del nga krateri, e përcjell me shumë tym dhe hi, që është shpërndarë në ajër më pas.

Qendra për Vullkane dhe Tragjedi Gjeologjike ka bërë me dije se shpërthimi i parë ka zgjatur një minutë e 12 sekonda, me nxjerrjen e llavës së vazhdueshme si dhe tymit të dendur që arrinte deri në 200 metra lartësi. Derisa shpërthimi i dytë ka zgjatur 38 minuta e 4 sekonda, me llavë më të rrallë por me shumë tym të dendur që ngrihej lartë deri në 500 metra. /Te

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zgjeruar numri i të infektuarve me COVID 19, punëtorë…