Kapet i burgosuri që u largua mbrëmë nga burgu i Dubravës

11 prill 2020 | 20:20

Policia e Kosovës ka arrestuar të burgosurin me inicialet H.T., i cili mbrëmë u larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i burgut të Dubravës.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur përmes një njoftimi të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, i cili mbrëmë ishin larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë është arrestuar nga policia. I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues njofton se sipas planit operativ “Corona Virus”, H.T., fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj për 14 ditë do të vendoset në karantinë, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. ​

H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Francë janë shënuar 643…