Johnsoni: Mjekëve ua kam jetën borxh

12 prill 2020 | 08:16

Boris Johnson ka thënë se stafit mjekësor, i cili u kujdes për të, duke e trajtuar për Cocid-19, ia ka borxh jetën.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, 55 vjeç, falënderoi mjekët në spitalin “St. Thomas” në Londër, ku ai vazhdon të shërohet pasi kaloi tri net në kujdesin intensiv. Kjo deklaratë erdhi ndërsa vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar nga virusi pritet të kalojnë 10 000 të dielën.

Të shtunën Mbretëria e Bashkuar regjistroi 917 vdekje të njerëzve nga koronavirusi, duke ngrehur numrin në 9 875. Ministrat po vazhdojnë t’i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve për të frenuar përhapjen e virusit, pavarësisht motit të ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Bukowski Charles Bukowski ka lindur në Andrenach (Gjermani) më…