Po hetohen 4 273 kontakte të rasteve të mbrëmshme me virusin korona

12 prill 2020 | 08:21

33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mbrëmë në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 283.

Në njoftimin e sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik u bë me dije se 20 raste të konfirmuara vijnë nga Prishtina, teksa kontaktet e personave të konfirmuar me COVID-19 janë në mbikëqyrje të plotë.

Sipas asaj që ka njoftuar IKShP, janë mbi 4 000 kontakte në mbikëqyrje.

“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4 273 kontakte të rasteve”, u tha në njoftimin e IKShPK-së. Ndërkohë në Kosovë deri tani 58 pacientë e kanë mundur këtë sëmundje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson ka thënë se stafit mjekësor, i cili u…