Vaksina kundër COVID-it bëhet gati në shtator, thonë shkencëtarët

12 prill 2020 | 08:44

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpresë se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë e gatshme në shtator.

Sarah Gilbert, një profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se ajo është “80 % e sigurt” se një vaksinë që po zhvillohet nga ekipi i saj do të dëshmohet efektive deri në vjeshtë.

Sipas “Times”, u raportua se hulumtimet klinike tek njerëzit për vaksinën janë caktuar të ndodhin brenda dy javësh, duke e bërë atë një nga përpjekjet më premtuese në botë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka treguar që, nëse rezultatet duken pozitive, ajo është e përgatitur të financojë miliona doza paraprakisht. Kjo do të thotë se nëse testet janë të suksesshme, një imunizim kundër COVID 19 do të ishte në dispozicion të gjerë për publikun menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpëtim Selmani Ishte hera e parë që shkoja në Beograd.…