Organet e shëndetit propozojnë mjaltë në vend të antibiotikëve

12 prill 2020 | 10:24

Sipas udhëzimeve të organeve të shëndetit publik dhe Institutit Kombëtar për Ekselencë të Shëndetit dhe Kujdesit, mjekët duhet ta promovojnë përdorimin e mjaltës si mënyrë e trajtimit të kollës në vend të antibiotikëve. Këto këshilla janë pjesë e përpjekjeve të shtuara për ta luftuar problemin e rezistencës së krijuar ndaj antibiotikëve, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Në shumicën e rasteve, kolla akute shkaktohet nga gripi, ftohja ose bronkiti dhe zgjat rreth tri javë, sipas këtyre dokumenteve. Aty thuhet se antibiotikët i ndryshojnë pak simptomat dhe mund të shkaktojnë efekte anësore.

Në vend të tyre, pacientët duhet të këshillohet që të përdorin mjaltë ose ilaçe që përmbajnë pelargonium, guaifenesin ose dekstrometorpan, të cilët janë dëshmuar për efektet pozitive kundër kollës.

Antibiotikët mund të jenë të nevojshëm për trajtimin e kollës te pacientët që kanë pasur probleme të tjera shëndetësore më parë, siç janë sëmundjet e mushkërive ose fibroza cistike.

Sipas një hulumtimi të mëhershëm, rreth 20 për qind e përshkrimeve të antibiotikëve nga mjekët për pacientët mund të jenë të papërshtatshme. Organet shëndetësore kanë paralajmëruar se përdorimi i tepruar i antibiotikëve është duke e vënë në rrezik efektshmërinë e tyre afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli nuk është i gatshëm ta paguajë çmimin e kërkuar…