Kënga 17 minutëshe e Bob Dylan është rënditur e para

12 prill 2020 | 13:53

Këngëtari Bob Dylan ka arritur rekord të ri duke u renditur numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këngën “Murder Most Foul”, shkruajnë mediat e huaja.

Kënga 17 minutëshe e cila u publikuar më datën 27 mars adreson vrasjet e vitit 1963 të presidentit amerikan, John F. Kennedy.

“Përshëndetje fansave dhe ndjekësve të mi me mirënjohje për të gjithë mbështetjen dhe besnikërinë e tyre ndër vite. Kjo është një këngë e pahapur që kemi regjistruar kohë më parë që mund të duket interesante. Qëndroni të sigurt, rrini zgjuar dhe Zoti do t’ju shoqërojë”, ishte shprehur ai kur lëshoi këngën ndërsa më pas ka marrë mijëra klikime.

Kështu edhe u rendit e para në Billboard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët…