Flet zëvendëskryeministri Limaj: Akuzat ndaj meje ishin të orkestruara

09 mars 2018 | 18:05

Zëvendëskryeministri, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pasi Gjykata Themelore e Gjakovës e shpalli të premten të pafajshëm në rastin “Bellanica”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se trupi gjykues i kësaj gjykate me vendimin e saj ka konstatuar përfundimisht se nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që e implikon në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin “Bellanica”.

Limaj ka theksuar se akuzat e orkestruara të pambështetura në fakte dhe prova kanë objektiv rrënimin e njerëzve dhe manipulimin me dhimbjen e atyre që kërkojnë drejtësi.

“Ne asnjëherë nuk jemi ndalur së shërbyeri vendit pavarësisht rrethanave në të cilat kemi kaluar. Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me besim në Zot dhe drejtësi të gjithë së bashku, të punojmë me përkushtim që atdheun tonë Kosovën ta bëjmë një vend ku të gjithë do të ndihen krenarë dhe ky është misioni ynë i përbashkët”, ka theksuar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Trupi gjykues me vendimin e tij konstatoi përfundimisht atë që e kam deklaruar qysh prej fillimit të këtij procesi se nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që më implikon në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin për të cilin sot u dha vendimi.

Akuzat e orkestruara të pambështetura në fakte dhe prova kanë objektiv rrënimin e njerëzve dhe manipulimin me dhimbjen e atyre që kërkojnë drejtësi.

Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën.

Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura.

U shpreh mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve të cilët besuan në fjalën time dhe më qëndruan afër gjatë gjithë kohërave jo të lehta.

Ne asnjëherë nuk jemi ndalur së shërbyeri vendit pavarësisht rrethanave në të cilat kemi kaluar.

Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me besim në Zot dhe drejtësi të gjithë së bashku, të punojmë me përkushtim që atdheun tonë Kosovën ta bëjmë një vend ku të gjithë do të ndihen krenarë dhe ky është misioni ynë i përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…