Rahoveci përkujton katër dëshmorët e fshatit Pataqan i Ulët

12 prill 2020 | 15:15

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se së bashku me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL të UÇK-së,  familjarë e bashkëqytetarë, sot në Pataqan të Ulët kanë përkujtuar katër dëshmorët e rënë për liri.

“Me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL të UÇK-së, me familjarë e bashkëqytetarë, sot në Pataqan të Ulët, në 21 vjetorin e rënies, kujtuam katër dëshmorët e rënë për liri: Reshat Zekën, Sadki Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën. Njëherësh, i kujtuam edhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci. Ata dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot, kurse ne kemi obligim të kujtojmë përjetësisht jetën dhe veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdhe! Lavdi të rënëve për liri!”, ka thënë Latifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtarëve të klubit të elitës së futbollit në Portugali, Sporting…