Lajçaku bisedon në telefon me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi

12 prill 2020 | 16:01

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak edhe zyrtarisht ka filluar punën për të cilën është emëruar në fillim të këtij muaji.

Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajcaku ka thënë se ka pasur një bisedë të mirë dhe konstruktive me Vuçiqin për dialogun me Kosovën.

“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksandër Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një plan të veçantë kontrolli në…