Vritet futbollisti 20-vjeçar në Ekuador

12 prill 2020 | 23:14

Futbollisti 20-vjeçar, Edwin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guayaquil, është vrarë me armë në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur lojtari si shumë të tjerë ishte i izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së Kornavirusit.

Lajmi tronditës është komunikuar nga vetë klubi i lojtarit, teksa policia është në kontakte me familjen Espinoza, për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të bëjnë të mundur arrestimin e personit që vrau lojtarin në fjalë, shkruan Marca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 35 raste të reja të konfirmuara me virusin Covid-19…