Futet në karantinë ekipi mjekësor që trajtoi të prekuren me Covid-19 nga Istogu

13 prill 2020 | 00:48

Është marrë vendim që të futet në karantinë ekipi mjekësor që trajtoi të prekurën me Covid-19 nga Istogu.

Po ashtu, është marrë vendim që edhe fshati Lluga në Istog, nga vjen e prekura me koronavirus  të izolohet.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.

Shkrimi i plotë i Osmanajt:

Të nderuar qytetarë të komunës së Istogut!

Sonte u konfirmua rasti i parë meCOVID-19 në një fshat të komunës sonë!.

Në kuadër të shtabit emergjent komunal qysh sonte kemi filluar masat e domosdoshme si:karantinimi i ekipit mjekësor prej katër vetash,izolimi fillimisht i fshatit Lluga të Istogut, hulumtimi i rasteve të kontaktit!. Nesër do dalim me masa shtesë pasi të bëhen të qarta edhe disa gjëra!

Fillimisht pacientja është vizituar në Istog, më pas është dërguar për Pejë dhe pas qëndrimit dy ditor në spitalin e Pejës,  dërgohet në Prishtinë,  ku pas përkeqësimit të gjendjes (post op) del pozitiv për COVID!

Ju lutem të mos bëni panik, por kujdesin ta keni maksimal!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një infermiere nga Rahoveci është konfirmuar pozitive në koronavirus. Lajmin…