Shikoni si e sulmon koronavirusi qelizën e shëndetshme

13 prill 2020 | 08:16

Ekspertët e Fondacionit Oswaldo Cruz në Brazil kanë kapur disa imazhe derisa po studionin si përhapet koronavirusi. Në këto pamje shihet çasti kur grimca të shumta virusi përpiqen të hyjnë në një qelizë të shëndetshme.

Studiuesit përdorën një mjet që u lejon atyre t’i zmadhojnë objektet deri në dy milionë herë duke i lejuar ata të futen thellë brenda qelizës dhe ta shohin virusin.

Institucioni i kërkimit brazilian, Fiocruz, tha se qelizat e përdorura në studim vinin nga majmuni jeshil afrikan, jo nga njerëzit. Kulturat qelizore nga majmuni i gjelbër afrikan që gjendet në Sudan dhe Etiopi shpesh përdoren në testet laboratorike, sipas Fiocruz.

Imazhi më i rëndësishëm i kapur nga studiuesit në Brazil tregon momentin kur COVID-19 fillon të hyjë në qelizën e shëndetshme.

Në njërën nga pamjet mund të shihni disa grimca të virusit që përpiqen ta infektojnë citoplazmën e qelizës. Në një imazh tjetër grimcat virale kanë infektuar qelizën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbulimi më i ri i ka shqetësuar shkencëtarët dhe mjekët…