Ligjëratat e sotme mund të mos i ndiqni, të shtunën patjetër

13 prill 2020 | 08:25

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se sot, ditë e hënë, 13 prill, me rastin e festës së Pashkëve Katolike, nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave.

Sipas njoftimit drejtuar mediave, MASHTI njofton se këto video-ligjërata të mësimit në distancë do të transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë dhe do të ri-transmetohen të shtunën më 18 prill.

“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ritransmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët e Universitetit në Southampton theksojnë se koronavirusi futet në…