Vetëm djali mund të pozojë më mirë se babai (Foto)

13 prill 2020 | 08:44

Ndoshta askush nuk mund të tregojë dot muskujt siç e bën Arnold Schwarzenegger, përveç djalit të tij. Joseph Baena, rikrijoi edhe një herë një pozë të famshme të babait të tij dhe fotografinë e postoi në Instagram, duke tërhequr mijra pëlqime dhe komente.

“Kjo është koha ideale për t’u stërvitur… për poza”, shkroi Baena, vetëm 22 vjeç. Nuk është hera e parë që i riu pozon duke treguar se përveç fytyrës, edhe muskujt i ngjasojnë me babain e tij.

Që prej bërjes publike të atësisë së Baenas, Schwarzenegger ka qenë gjithmonë e më shumë i pranishëm në jetën e djalit të tij, fryt i një lidhjeje jashtëmartesore me Mildred Baena, një prej ish-kujdestareve në shtëpinë e tij.

Në prill, ish-Guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i “Terminator”, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të Joseph, ndërsa janë parë shpesh të kalojnë kohë bashkë, edhe në palestër, ku këshillat e një ish-kampioni të bodybuiliding nuk mund të bëjnë kurrë keq…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një berber nga Prishtina ka bërë bujë në mediat e…