Covid-19, Gates: Duhen investime tani dhe në të ardhmen

13 prill 2020 | 08:58

Shtetet duhet të marrin masa më të mëdha në luftën ndaj koronavirusit dhe pandemive të tjera që do të ndodhin në të ardhmen. Apeli vjen nga njeriu i dytë më i pasur në botë Bill Gates, i cili përmes fondacionit të themeluar nga ai dhe gruaja e tij, po mbështesin kërkimet për gjetjen e një vaksine ndaj COVID-19. Sipas Gates, qeveritë duhet të investojnë më tepër në shëndetësi dhe veçanërisht për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave.

“Për shkak se pandemitë janë në këndvështrimin tim një rrezik më i madh se çdo gjë tjetër, shtetet përfshirë SHBA dhe Kinën, duhet të shpenzojnë si për këtë epidemi, ashtu edhe të përgatiten për dhjetëra miliarda dollarët e pandemisë së radhës. Por në fakt, krahasuar me ekonominë në tërësi apo buxhetin e qeverisë, është një shumë e vogël parash. Nuk ka një detyrë më urgjente në botë sot se sa të realizojmë një vaksinë kundër koronavirusit në sasi të mëdha, të sigurt dhe shumë efektive”, tha ai.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates deklaron se do të sigurohet që kur të dalë vaksina, në një kohë prej rreth 18 muajsh, ajo të jetë e përballueshme dhe e aksesueshme për këdo në botë. Bashkëshortja e Bill, Melinda Gates beson se kur të dalë, kjo vaksinë duhet t’u jepet së pari uniformave të bardha dhe grupeve më në rrezik. Gjatë kësaj kohe, ajo bën apel për t’u përgatitur për valën e dytë të koronavirusit këtë vjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes…