Berisha mezi pret rifillimin e Bundesligas

13 prill 2020 | 09:27

Futbolli në Evropë po vazhdon të jetë i izoluar si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Edhe futbollistët e Kosovës që luajnë në liga të ndryshe evropiane po vuajnë nga ky virus. Për këtë gjë ka folur edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha i cili tha se i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën e tij Fortuna.

“Ne u kthyem në stërvitje në grupe me nga dy lojtar. Çfarë po bëj në këtë periudhë? Unë gatuaj, pastroj, mbaj kontakte me shokët e mi në Instagram. Unë me të vërtetë shpresoj se Coronavirus nuk do ta godas shumë vendin tim, sepse atje shërbimi shëndetësor është pak mbrapa”, tha Berisha.

“Unë e fillova mirë aventurën time në Bundesliga dhe mezi pres të rifilloj përsëri. Nuk kam pasur probleme me integrimin në skuadër, e dija gjuhën dhe kjo më ndihmoi. Por mbi të gjitha e njihja Uwe Rosler, një trajner që e kisha pasur në Norvegji. Trajneri beson në mua, ne mbërritëm pothuajse së bashku në Fortuna dhe unë fillova të luaja menjëherë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në një shkrim në “Facebook”…