Ekonomia e Kosovës, 280 milionë euro humbje

13 prill 2020 | 09:43

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se qindra milionë janë humbjet ekonomike të Kosovës që prej shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.

Rukiqi ka deklaruar sot se, sipas përllogaritjeve, dëmet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 përllogariten të jenë rreth 280 milionë euro.

“Sipas përllogaritjeve, kanë humbur 280 milionë euro. Nuk kemi shifra të sakta, por në bazë të fitimeve vjetore të bizneseve dhe përllogaritjeve që kemi bërë, kanë humbur 280 milionë euro”, ka thënë Rukiqi.

Koronavirusi në Kosovë është shfaqur për herë të parë një muaj më parë. 362 raste janë shënuar si të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e organizatës “OPEC”, e cila përbëhet nga shtetet që…