Kjo është një plagë e paparë në vendin tonë

13 prill 2020 | 10:01

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një mesazh për amerikanët në ditën e Pashkëve, ku theksoi se festimi do të jetë shumë i ndryshëm nga ai i viteve të tjera për shkak të pandemisë COVID 19, por siguroi se kriza po kapërcehet dhe se familjet së shpejti do të jenë në gjendje të kthehen në kisha.

“Këto pashkë do të jenë shumë ndryshe nga herët e tjera, në shumë raste, ne do të ndahemi vetëm fizikisht nga kishat tona. Ne nuk do të rrimë atje së bashku ashtu siç do të donim”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e vet në “Twitter”, e regjistruar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo është një plagë në vendin tonë siç nuk e ka parë askush, por ne po e fitojmë betejën, po e fitojmë luftën. Ne do të kthehemi së bashku në kishë”, u shpreh Trump.

Dy javë më parë presidenti kishte treguar se vendi do të rifillonte aktivitetin e plotë pas Pashkëve, por kurba e lartë e pandemisë bëri që ai të miratojë një politikë më të kujdesshme.

ShBA është vendi më i prekur në botë nga COVID 19 me 20 457 viktima dhe 526 391 të infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OBSh është zotuar se do t’i hulumtojë raportimet nga Koreja…