Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

13 prill 2020 | 11:07

Në një sondazh të Institutit të Opinionit, YouGov shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve.

Gjermanët janë kundër lirimit të masës për ndalimin e kontaktit në luftë kundër pandemisë së koronës. Në një sondazh të institutit, YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, 44 % e gjermanëve duan zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill, madje 12 % e të anketuarve kërkojnë ashpërsimin e tyre. Vetëm 32 % janë për lirimin e masave dhe 8 % për heqjen e plotë të masave të marrë nga federata dhe landet gjermane në luftë kundër koronës.

Të mërkurën e kësaj jave, kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve konsultohen për mënyrën e veprimit përtej 19 prillit. Në shumicën e landeve gjermane qytetarët mund të lëvizin të lirë jashtë, por vetëm nga dy veta. Grupe të vogla lejohen jashtë vetëm me personat që banojnë së bashku në një familje.

Ndërkohë në Gjermani, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, RKI numri i infeksioneve është rritur me 2537 veta, në 123 016 gjithsej. Brenda 24 orësh janë njoftuar 126 raste të tjera vdekjesh në lidhje me pandeminë, bëri të ditur RKI. Sipas Institutit, 64 300 veta janë shëruar. Pra, për herë të parë shënohet një shifër më e lartë e të shëruarve se të sëmurëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti…