Reali për sulm synon dyshen Mbappe-Haaland

13 prill 2020 | 11:27

Kjo verë do të sjellë një revolucion të vërtetë në sulmin e Realit të Madridit.

Luka Joviq, Mariano Diaz dhe Gareth Bale do të largohet ndërkohë që në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Karim Benzema. Trajneri Zidane i ka kërkuar përforcime presidentit Perez në repartin e avancuar dhe numri 1 i Realit do të tentojë dy goditje të mëdha. Objektivat janë të qartë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, me talentin norvegjez  i cili e ka nisur me marshin e 7-të aventurën e tij te Borussia e Dortmundit dhe që qëndron në krye të dëshirave të Zidane dhe Los Blancos do të tentojnë ta afrojnë që këtë verë ndërsa, ndërsa Mbappe Reali do të tentojë ta afrojë pas 1 viti.

Kosto e të dyve mund të kapë shifrën e 225 milionë eurove. Nëse për Haaland do të paguhet klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh, për Mbappe 150 milionë euro mund të duken pak pasi Paris Saint Germain ka paguar plot 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco para 2 sezonesh por duke parë krizën financiare prej koronavirusit por edhe kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 dhe të cilën 21-vjeçari nuk po e rinovon me PSG, Al-Khelaifi mund të detyrohet ta shesë për një shifër më të ulët duke parë edhe dëshirën e Mbappe për t’u transferuar te Reali i Madridit. Kjo edhe për faktin pasi nëse PSG nuk fiton Championsin dhe Mbappe nuk rinovon deri në verën e 2021-it, parizienët rrezikojnë ta humbasin me zero euro pas 1 viti.

Nga ana tjetër Haaland shikohet si zëvendësuesi ideal i Benzema i cili mund të qëndrojë edhe për 1 sezon, deri sa Haaland të fitojë eksperiencën e nevojshme për ta zëvendësuar denjësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar përgatitjet e para për…