Shkon në 467 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

13 prill 2020 | 12:21

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se numri i të prekurve nga Covid-19 në vend ka shkuar në 467.

21 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilët një personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.

“Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë”, ka thënë dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon:

– Tiranë 221 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 70 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e disa…