Drenas, vazhdon ndalimi i qarkullimit nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit

13 prill 2020 | 13:27

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbrëmë ka pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe veturave private.

Në këtë vendim për Komunën e Drenasit, vazhdon ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe veturave nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Ndonëse kryetari Lladrovci, nuk është pajtuar me këtë vendim të ministrit Vitia, sepse ndalim qarkullimi duhet të jetë i njëjtë me të gjitha komunat, megjithatë ka ftuar qytetarët e Komunës së Drenasit të respektojnë këtë vendim për ndalim qarkullim, ndërsa edhe për kohën e lejimit të lëvizjes, ka kërkuar që të mos lëvizin pa nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Kolegjit AAB dhe të Universitetit të Tiranës, sot…