Selimi kujton suksesin historik në finale të Superkupës

13 prill 2020 | 15:19

Trajneri i njohur Musa Selimi e ka kujtuar një moment historik që e arriti në karrierën e tij. Ai në vitin 2000 me skuadrën e Gjilanit arriti të triumfonte ndaj Prishtinës në finale të Superkupës me rezultat 4-1.

Fotografia e Musa Selimi

“Pak kthim prapa, në vitin 2000 si kryetrajner i KF Gjilani mundëm Prishtinën me rezultat 4 me 1 në Mitrovicë dhe fituam Superkupën e Kosovës! Krenarë me atë gjeneratë të artë, në foto( Jerliu, Kollari, Naser Sahiti, Muqiqi, Rrahmani e portieri Hajdini)”, ka shkruar Selimi në profilin e vet në “Facebok”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët…