![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/60A410A3-361E-47EA-BE3B-9E1F9D8CEE2F_w1023_r1_s.jpg)
Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Belgjikë
13 prill 2020
| 15:44
Të hënën në Belgjikë është konfirmuar vdekja e 303 personave nga koronavirusi i ri, raporton BBC.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 3,903 persona.
Megjithëse numri mund të duket i ulët, në krahasim me vendet e tjera evropiane, popullsia e Belgjikës është vetëm rreth 11.5 milionë.
Gjermania ka një popullsi prej rreth 83 milionë, dhe ka regjistruar rreth 3,000 vdekje – domethënë proporcionalisht, numri i vdekjeve për kokë banori i Belgjikës është më afër Spanjës dhe Italisë.
Belgjika ka konfirmuar më shumë se 30,000 raste të të infektuarve, që prej fillimit të shpërthimit të panidemisë./rel/