Nitaj: Nisma e Kurtit për fond nga diaspora është improvizim

13 prill 2020 | 17:18

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se nisma e Kurtit për fond nga diaspora është improvizim.

Ai ka thënë se për më tepër një nismë e tillë do të duhej të analizohej e të studiohej, por, sipas tij, këtë punë mund ta bëjë vetëm parlamenti.

“Kosova sot është në një gjendje tjetër dhe nuk menaxhohet situata me nisma të tilla.  Ajo që do të duhej të konsiderohej urgjentisht është riplanifikimi i buxhetit. Buxheti në Kosovë është miratuar në një kohë tjetër dhe pa pasur parasysh situatën që dhunshëm është imponuar nga pandemia. Prandaj sot parlamenti duhet të ulet dhe ta riplanifikojë buxhetin në përputhje me nevojat dhe mënyrën e re të funksionimit të shkaktuar nga pandemia. Sot gjithçka funksionon në rrethana të jashtëzakonshme dhe prandaj dhe buxheti duhet t’i përshtatet kësaj situate!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeinfermierja e repartit “F” në Klinikën Infektive në QKUK, Arlinda…