![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/limaj-2.jpg)
Limaj: Qeveria e re të jetë një shumicë sa më e gjerë
13 prill 2020
| 18:06
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në Frontal të T7 ka thënë se është një disponim i shumicës së partive që vendi mos të shkojë në zgjedhje të reja.
“Ka pasur një deklarim të gjithëmbarshëm që vendi mos të shkojë në zgjedhje. Kjo do të varet a do të bëhet një shumicë e re”, ka thënë Limaj, duke shtuar se vendit i duhet një qeveri e re.
I pyetur nëse Nisma Socialdemokrate është e gatshme për një koalicion me LDK, AAK dhe minoritetet, ai ka thënë se partia që drejton është e gatshme në çdo formë të japë kontributin për vendin, por, sipas tij, për këtë gjë do të marrin vendim organet e Nismës.
“Duhet të kemi një qeveri me një mandat të rregullt. Do të ishte mirë një shumicë sa më e gjerë”, ka thënë ai.