Shumica e KP-së të LDK-së deklarohen për koalicionin me AAK-në dhe Nismën

13 prill 2020 | 18:40

Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë për Gazetën Insajderi se shumica absolute e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK kanë votuar pro koalicionit me AAK-në dhe Nismën.

Janë 95 për qind të anëtarëve të KP-së të LDK-së, që kanë votuar pro këtij koalicioni.

Votimi ka ndodhur në mënyrë elektronike me kërkesë të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Kjo pasi mbrëmë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që të deklarohen nëse duan të bëjnë koalicion me AAK-në dhe Nismën apo jo, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të futbollistëve në Kosovë…