Masat e reja, Ahmeti: Jam i brengosur për orarin shumë të komplikuar

13 prill 2020 | 22:15

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar masat e reja kufizuese që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ahmeti ka thënë se për herë të parë në media po e sheh sistemin e ri të ndalim-qarkullimit në Kosovë.
“Nuk e kam pasur këtë informatë për këto kufizime të reja. Kam pasur informacion se po përgatitet një aplikacion por jo në këtë formë”, ka thënë ai në “Debat Plus” të “TV Dukagjinit”.

I pari i Prishtinës ka thënë se këto janë ngritje drastike e kufizimeve pasi po ndalohet edhe qarkullimi i makinave.

“Unë si kryetar i komunës do të shkoja me masa të thjeshta që janë të kuptueshme nga të gjithë e që nuk kanë shumë komplikime e paragrafë që duhet lexuar. Ne tash e dy ditë u morëm se cilat biznese kanë të drejtë të kalojnë në kufi e tash duhet të merremi gjithë javën me shpjegimin e këtyre rekomandimeve”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se gjëja më e thjeshtë që duhet t’u themi qytetarëve është që të qëndrojnë në shtëpi.

“Për momentin jam i brengosur për këtë orar të komplikuar të cilën duhet t’ua shpjegojmë qytetarëve”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sot më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…