Franca zgjat izolimin edhe për një muaj

14 prill 2020 | 01:20

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zgjati izolimin mbarëkombëtar deri më 11 maj, në një përpjekje për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm të koronavirusit.

Macron kërkoi falje gjithashtu që “qeveria e tij s’ishte në gjendje të përgatitej sa duhej”, për krizën.

I pari i Francës tha se kufizimet që filluan më 17 mars do tëe vazhdojnë të zbatohen në masa rigoroze deri në mesin e muajit të ardhshëm, pasi numri i vdekjeve në vend u rrit në pothuajse 15 mijë.

Duke iu drejtuar kombit këtë mbrëmje nga Pallati Elysee në Paris, presidenti francez ka thënë se pas 11 maji masat do fillojnë të zbuten gradualisht.

Kjo do të përfshijë rihapjen graduale të shkollave, universiteteve e kolegjeve.

Eventet e mëdha publike, restaurantet, kafenetë dhe baret nuk pritet të hapen “para mesit të korrikut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati SHBA-të, si fuqia e vetme globale, e cila…