OBSH: Covid-19 është 10 herë më vdekjeprurës se gripi i derrit

14 prill 2020 | 08:27

Koronavirusi është dhjetë herë më vdekjeprurës se gripi i derrit që shpërtheu në vitin 2009. Për këtë arsye duhet një vaksinë efektive që ta ndalojë, ka deklaruar OBSH.

Drejtuesi i saj Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh gjatë një konference virtuale nga Gjeneva, se organizata po mëson vazhdimisht rreth virusit që ka përfshirë të gjithë globin.

“Ne e dimë se Covid-19 përhapet shpejt, dhe ne e dimë se është vdekjeprurëse, dhjetë herë më vdekjeprurëse se pandemia e gripit të vitit 2009”- tha Tedros.

Si përqindje, koronavirus deri më tani ka vrarë 6.4 përqind të njerëzve që janë infektuar, duke përfshirë 12 për qind të atyre në Britani, 0.1 përqind në Australi dhe 4 përqind në SHBA. Por gripi i derrave vrau vetëm 1.1 përqind të atyre që u infektuan globalisht, sipas shifrave të OBSH.

OBSH njoftoi se nga gripi i derrit, i cili u “shfaq” për herë të parë në Meksikë dhe SHBA në Mars 2009, humbën jetën mes 151,700 dhe 575.400 persona

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave më të reja të Universitetit “Johns Hopkins”,…