Mustafa: Po vjen era diktaturë!

14 prill 2020 | 09:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të zv/ministrit të brendshëm në Detyrë, Xhelal Sveçla.

Vendimin e Sveçlës, për lejen e deputetëve për të shkuar në seancë , Mustafa e ka quajtur diktatorial.

“Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshëm, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar despotëve të marrin pjesë në mbledhjen nesërme në Kuvend. Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vihen mbi përfaqësuesit e popullit.  Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë!”, ka shkruar Isa Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes…