Spanjë/ Me qindra vdesin, me mijëra rikthehen në punë

14 prill 2020 | 09:20

Të hënën, reth 300 mijë njerëz janë kthyer në punë në Spanjë pasi qeveria zbuti masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusint.

Teksa Spanja hyn në muajin e dytë të izolimit, disa kufizime u hoqën dhe ata që nuk punojnë dot nga shtëpia si punonjësit e ndërtimit apo të industrive prodhuese, mund të kthehen në punë.

Sidoqoftë, dyqanet, baret, restorantet dhe biznese të tjera që konsiderohen jo jetësore do të qëndrojnë mbyllur.

Spanja u godit rëndë nga pandemia, me më shumë se 169 mijë raste të konfirmuara deri më tani – shifra më e lartë në Europë dhe e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas përpilimeve të Johns Hopkins University.

Në total, Spanja ka regjistruar 17.400 të vdekur. Të hënën u regjistruan vetëm 517 të vdekur, që është një ulje domethënëse.

Por kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi se kthimi në normalitet do të jetë “progresiv” dhe se do të kalojë nëpër faza të shoqëruara nga higjienizim dhe monitorim.

“Nuk e dimë cilit normalitet po i kthehemi,” tha ai javën e kaluar.

Gjatë fundjavës, qeveria njoftoi se do të shpërndajë 10 milionë maska nëpër stacione metrosh dhe stacione të tjera transporti dhe do të vijojë t’i mëshojë rëndësisë së larjeve të duarve dhe ruajtjes së distancës.

Qeveria qëndrore e Spanjës ka shpërndarë një milion kite testimi dhe do të shpërndajë 5 milionë të tjera në vijim.

“Ngjitja ka qenë e vështirë, e tillë do të jetë edhe zbritja,” tha Sanchez javën e kaluar. Ai paralajmëroi se kufizimet mund të zgjasin edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka komentuar vendimet e…