Zyra e presidentit po përgatit padi penale kundër Kurtit

14 prill 2020 | 09:45

Presidenca e Kosovës do të bëjë padi penale ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shkak të masave të prezantuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Arben Vitia, shkruan “Periskopi”, duke u thirrur në burime të veta.

Kurti mbrëmë ia delegoi MSh-së kompetencat për vendime lidhur me luftimin e mëtutjeshëm të pandemisë COVID 19. Kjo, pasi që qeveria në largim Kurti, ka vazhduar të injorojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për ‘shkeljen e lirive themelore të njeriut’.

Ndër masat që sonte ka prezantuar Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, përfshihet edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes, ku qytetarët, nuk kanë të drejtë të dalin nga shtëpinë dhe banesat, më shumë se një orë e gjysmë në ditë. Përndryshe, janë paraparë gjoba nga njëmijë deri në tetë mijë euro, përcjell “Periskopi”.

Por, një vendim të datës 23 mars 2020, ku ishin vendosur masat e aplikuara deri sot, e ku përfshihej edhe liria e lëvizjes, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri se përbënte ‘shkelje të rëndë të lirive themelore’.

Sipas Nenit 116, paragrafit 1 të Kushtetutës së Kosovës, përcaktohet se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa neni 394 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Kosovës, përcakton se: “1. Personi zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës, apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse me veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”.

Masat e sontme të qeverisë në largim Kurti janë kritikuar dhe kundërshtuar nga një pjesë e madhe e partive politike në Kosovë, por edhe njohësve të çështjeve kushtetuese në Kosovë, duke i konsideruar këto vendime/ masa si kundërkushtetuese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Boris Johnson u lejua të dalë nga spitali…